Një foto artistike për Adam Levine që pasi ka bërë një tatuazh të ri me shkrimin ‘True Love’ e ka treguar duke i mbështetur duart në të pasmet e bashkëshortes Behati Prinsloo.

Një nder për dashurinë e tij, nga e cila ka lindur vajza e tyre Dusty Rose Levine si dhe për të treguar bukurinë e padiskutueshme të bashkëshortes dhe të formave të saj prej modeleje profesioniste.

I mbushur me tatuazhe, lideri i Maroon 5 ka gjetur pak vend për të deklaruar dashurinë e tij për Behati. Në gishtat e tij ai ka shkruar ‘True Love’, ‘Dashuri e vërtetë’.

Do të ishte mëse e zakonshme ta tregoje këtë tatuazh vetëm me duar, mbi të pasmet e modeles është më original dhe i këndshëm.
Një foto perfekte, nga e cila fansat sigurisht nuk kanë parë tatuazhin e Levine por të pasmet e modeles.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: