TIRANË

Ish-zëvendës ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka mbërritur pak minuta më parë në Prokurorinë e Posaçme.

SPAK ka thirrur deputetin e zgjedhur, si personi që ka dijeni, pas një statusi publikuar prej tij në rrjetet sociale pak ditë më parë, ndërsa kërkonte hetim mbi financat publike në Fier, që sipas Kocit ishin në duart e trafikantëve.

SPAK hapi një çështje pas deklaratave të deputetit të zgjedhur, i cili shkruante se tenderat në Fier po fitohen nga trafikantët.

Deklarata e Koçit bërë pak ditë më parë në faqen e tij të “Facebook”:

Efektet e SPAK dhe te Reformes ne Drejtesi po japin rezultat.
Reforma ne Drejtesi eshte merite shembullore e PS.
Bota e krimit dhe te korruptuarit kane filluar te ndjejne frike nga ligji.
Keto efekte i mirepresim edhe ne Fier ku duart e krimit jane shtrire mbi financat publike.
Protagoniste te trafikut te droges dhe te dhunes tashme kane legalizuar subjekte biznesi qe fitojne tendera publike.
Kete e realizojne
a, nepermjet lidhjeve te drejtperdrejta me ndonje titullar institucionesh
b, nepermjet kercenimit te zyrtareve te caktuar qe ekzekutojne prokurimet
c, nepermjet eleminimit te konkurrenteve ne procesin e tenderimit duke kercenuar pronaret e subjekteve te biznesit.
Te fuqizuar sidomos duke lare parate e pista ne industrine e ndertimit ata vazhdojne te pervetesojne fitime kolosale nga taksat tona.
Organet ligjzbatuese nuk duhet te lejojne qe qyteti yne ti nenshtrohet botes se krimit te organizuar.
Partia Socialiste nuk ben ASNJE HAP PAS ne luften ndaj se keqes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: