VENEZUELE

Lideri i Venezuelës, Nikolas Maduro, i ka dërguar një mesazh Donald Trump në gjuhën angleze ku kërkon që SHBA të mbajë duart e saj larg Venezuelës.

“Donald Trump, mos u përfshi në Venezuelë! Duart larg Venezueles! Donald Trump, duart larg Venezuelën! “Tha Maduro, duke fajësuar Uashingtonin për konfliktin politik që po shkakton krizë në vend.

Fjalët e Maduro erdhën menjëherë pas sanksioneve të Shteteve të Bashkuara ndaj kompanisë shtetërore të naftës PDVSA të vendit. Presidenti i Venezuelës i cilësoi veprimet  e Uashingtonit si një përpjekje për të “vjedhur” kompaninë dhe premtoi që do të ndërmarrë kundërmasat “për të mbrojtur interesat e Venezuelës”.

Të shtunën, Ministri i Jashtëm Jorge Arreaza u tha medias lokale se Maduro është gati të kontaktojë Presidentin Trump.

Uashingtoni po mbështet udhëheqësin e Asamblesë Kombëtare Juan Guaido, i cili deklaroi veten të jetë presidenti i përkohshëm i Venezuelës pas përleshjeve të dhunshme në Karakas. Maduro, i cili u rizgjodh në vitin 2018, akuzon SHBA  si përgjegjëse për planifikimin e një grushti shteti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb