Ish ‘Pibe de Oro’ i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për të hequr qeskat poshtë syve si dhe trajtime me lazer për të hequr qimet në trup.

Lajmi është publikuar nga website argjentinas Primicias Ya, i cila ka nxjerrë edhe fotot e një Maradone shumë ndryshe dhe të ri, në Dubai, në shoqërinë e të fejuarës së tij Rocio Olica (24 vjec).

Nuk është hera e parë që Diego Armando Maradona bën ndërhyrje kirurgjikale estetike. Në 1995 qarkullonin zëra për një ndërhyrje të tij për të zvogëluar mjekrën.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb