Me qëllim nxitjen e turizmit, Dubai ka vendosur të heqë taksën 30% të alkoolit dhe ndalimine tarifimit për licencat personale të personave që duan të konsumojnë në shtëpi.
Dubai ka zbutur ligjet për disa kohë, duke lejuar shitjen e alkoolit në dritën e ditës gjatë Ramazanit dhe duke miratuar shpërndarjen në shtëpi gjatë pandemisë.
Kjo lëvizje e fundit mendohet të jetë një përpjekje për ta bërë qytetin më tërheqës për të huajt, përballë konkurrencës nga fqinjët.
Dy kompanitë që shpërndajnë alkool në Dubai, kanë deklaruar se këto politika do të reflektojnë në uljen e taksave për konsumatorët.
Financial Times e përshkroi masën si një provë njëvjeçare, duke cituar “drejtuesit e industrisë të informuar për vendimin”.
Dubai ka arritur historikisht të tërheqë më shumë turistë dhe punëtorë të huaj të pasur sesa fqinjët e tij, pjesërisht për shkak të tolerancës së tij ndaj një stili jetese më liberal.
Por tani ajo përballet me konkurrencë në rritje nga rivalët që zhvillojnë sektorët e tyre të mikpritjes dhe financave.
Banorët jomuslimanë në Dubai duhet të jenë të paktën 21 vjeç për të pirë, transportuar ose ruajtur alkool në shtëpi dhe të kenë një licencë alkooli, një kartë plastike të lëshuar nga policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: