Britania e Madhe nuk duhet të presë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së për të vazhduar me negociatat e saj tregtare postBrexit me BE-në, tha sot i dërguari special i SHBA-së për Irlandën e Veriut, Mick Mulvaney.

“Unë e këshilloj qeverinë britanike të mos presë për rezultatet e zgjedhjeve”, tha ai.

Ndërsa BM-së i kanë mbetur më pak se dy muaj për të arritur një marrëveshje tregtare me BE-në para fundit të periudhës së tranzicionit Brexit, pritja për më shumë mund të jetë kundërproduktive”, shtoi Mulvaney.

Sipas disa medieve britanike, Londra ka frenuar negociatat me Brukselin, ndërsa pret të zbulojë se kush do të fitojë zgjedhjet presidenciale amerikane.

Më herët sot, zëdhënësi i kryeministrit britanik Boris Johnson tha se pretendimet se Londra po ngadalëson negociatat në pritje të rezultatit të zgjedhjeve në SHBA ishin thjesht të rreme.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb