Napoli ka fituar në transfertën e Beneventos duket kapur vendin e dytë në Seria A, por më shumë se sa dueli mes dy skuadrave, kishte dhe një sfidë vëllezërish.

Lorenzo Insigne i Napolit kishte përballë vëllain e vogël, Roberto Insigne. Ky i fundit kaloi 8 vite tek Napoli, por zyrtarisht luajti vetëm një ndeshje teksa të tjerat i huazuar në ekipe të ndryshme italiane.

Roberto Insigne gjeti golin i pari në sfidë teksa gjatë festës shpërtheu në lot pasi i shënoi ish-ekipit të tij. Në pjesën e dytë i vëllai, Lorenzo Insgine realizoi një perlë. Edhe pse topi nuk kapi rrjetën, mjaftoi traverza që topi të kalojë vijën dhe të dalë sërish jashtë.

Në fund ishte Andrea Petagna që i vuri vulën rezultatit duke realizuar golin e fitores.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb