Dueli i fortë në Formula 1, ka përfshirë në një incident të frikshëm dy pilotët e njohur, Lewis Hamilton dhe holandezin, Max Verstappen. Ata janë përplasur me dy makinat e tyre, në një kthesë të vështirë në pistën e Monzës.

Verstappen u përpoq ta parakalojë nga brenda pilotin britanik, por kontakti me rrotat e parme bëri që makina t’i kërcejë dhe të fluturojë sipër kokës së Hamilton.
Fatmirësisht, Hamiltonin e shpëtoi mbrojtësja mbi kokë dhe kaska, ndërsa që të dy pilotët u përjashtuan nga gara, duke bërë që çmimi i madh i Monzës t’i shkojë Daniel Riçiardos.

Renditja e përgjithshme në krye nuk ndryshon, Verstappen mbetet pesë pikë para Hamilton, ndërsa në fund të garës të dy pilotët fajësuan njëri-tjetrin. Britaniku e akuzoi holandezin se u tregua oportunistik, ndërsa holandezi u mbrojt duke thënë se në atë kthesë në formë S, Hamilton nuk duhej t’i kishte prerë rrugën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb