Kastrioti dhe Erzeni dhuruan një ndeshje të bukur, ku u regjistruan 4 gola, por pa fitues, duke ndarë nga një pikë në barazimin 2-2. Dy pikë të lëna nga shijakasit për nga mënyra se si shkoi kjo sfidë, një pikë e fituar për krutanët, por që gjithsesi mbesin në vendin e fundit.

Në sfidën e luajtur në Kamëz, ishte Erzeni që zhbllokoi shifrat që në minutën e pestë. Asani merr një top mjaft të mirë në kundërsulm dhe i vetëm me portierin, godet, duke e çuar topin në rrjetë. Vendasit mundohen të reagojnë, por janë sërish miqtë ata që dyfishojnë në minutën e 24-t.

Kapllani devijon një top të krosuar në zonë dhe 0-2. Pjesa e dytë ishte krejt ndryshe. Kastrioti nuk dorëzohet, pasi ngushton në 1-2 në minutën e 58-të me Stojanovic, në të 63-n barazon shifrat me Grecën, i cili përfitoi pas një mosvarrëshje në zonën të mbrojtjes shijakase.

Sfida pati ritëm deri në fund, me krutanët që iu afruan përmbysjes së madhe, por nuk e arritën dot. Në fund, ekipet ndajnë nga një pikë, që vlen për objektivat e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb