Betejë e fortë në distancë për kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes në NBA. Boston dhe Milwaukee morën fitoret e radhës, të dy në transfertë, duke lënë gjithçka të hapur. Celtics mundën 111-99 Detroit Pistons, sfidë ku u dallua Tatum autor i 34 pikëve e 11 rebound.

Ndërsa Bucks, falë 27 pikëve të Lopez dhe 24 pikëve e 13 rebound të Antetokounmpo, mundën 127-108 Portland Trail Blazers. Ishte fitorja e tetë radhazi për Milwaukee dhe tani është vetëm një fitore më pak se Boston.

Ndërsa Brooklyn Nets rrëshket në vendin e pestë në Lindjes pas humbjes në shtëpi 116-124 kundër Los Angeles Clippers. George me 29 pikë dhe Leonard me 24 bënë diferëncën për miqtë, ndërsa 47 pikët e Cam Thomas mbetën për statistikë.

Merkato e NBA dhuroi një transferim surprizë orët e fundit, që mund të ndryshojë edhe fatet e këtij sezoni në betejën për titullin kampion. 30-vjeçari Kyrie Irving la skuadrën e Brooklyn për t’u transferuar nga Lindja në Perëndim te skuadra e Dallas Mavericks, që bëhet një kandidat i fortë për titullin, pasi Irving pritet të formojë një dyshe ëndrrash me Doncic.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb