Argjentinë-Poloni nuk është vetëm një përballje skuadrash, por edhe një përplasje Messi-Lewandowski, të dy protagonistë në këtë Botëror, i pari me dy gola dhe i dyti më në fund arriti të zhbllokohet.

Mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar jo pak vëmendje, madje faqet e para janë hapur pikërisht me këta dy personazhe, sfida e “Këpucave të Arta”. Leo ka në koleksionin e tij gjashtë “Këpuca të Arta” europiane.

Në krahun tjetër këtë trofe prej dy sezonesh e ka rrëmbyer Robert Lewandowski, për më tepër është ai tani pikë referimi te Barcelona dhe jo Messi. Ata të dy nuk janë përballur asnjëherë me kombëtaret respektive.

Messi 1

Marrëdhënia mes tyre u përkeqësua kur Leo mori “Topin e Artë” të tij të fundit, që Lewandowski e meritonte atë, por më vonë nuk e votoi si “The Best”, duke preferuar shokët e tij të klubit, Mbappé dhe Neymar, përveç Benzema.

Messi ka tetë gola me kombëtaren në Kupat e Botës, 22 ndeshje me Argjentinën në Botëror, po aq sa edhe Maradona, kjo e fundit do të thyhet sonte. Lewandowski është barazuar me Pele në 77 gola me kombëtaren dhe nëse shënon sonte, do ta kalojë.

Messi 2

Messi është defibrilatori i një skuadre që jeton me futbollin. Robert është golashënues. Një sfidë që sonte asnjë nuk do të dëshironte ta humbte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb