Pirja e duhanit rrit aftësinë e superbaktereve për t’u rezistuar ilaçeve duke i bërë ato më invazive dhe rezistente ndaj antibiotikëve, sipas një studimi të botuar në ”Scientific Reports”.

Pirja e duhanit është përgjegjëse për rreth 7 milion viktima në botë çdo vit, të lidhura me kancerin, sëmundjet kardiovaskulare dhe ato të frymëmarrjes. Dihet që gjithashtu ka efektin e dëmtimit të mbrojtjes kundër infeksioneve, por deri më tani mekanizmi nuk ishte i qartë.

Për të mbushur këtë boshllëk, studimi i ri shqyrtoi efektin e tij në stafilokokun aureus, një bakter që mund të shkaktojë pneumoni, gjithnjë e më të vështirë për t’u trajtuar dhe potencialisht vdekjeprurës dhe rezistent ndaj antibiotikëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: