Duhanpirja e rregullt gjatë viteve shkakton ndryshime në qelizat e mushkërisë duke i bërë më të prekshme në shfaqjen e sëmundjes së kancerit, bën me dije një studim i kryer në laborator, i publikuar të hënën në revistën amerikane Cancer Cell.

Ky grup hulumtuesisht ekspozuan çdo ditë qeliza të mushkërisë së njeriut ndaj një forme të lëngshme cigareje për një afat kohor 15 mujor, që mund të jetë i barazvlefshën me një person duhanpirës gjatë njëzet deri në tridhjetë vite nga një deri në paketa cigare në ditë.

Pas afro dhjetë ditësh, ata konstatuan ndryshime gjenetike në qelizat që pas 15 muaj kishin probalitetit të lartë për t’u prekur nga sëmundja e kancerit.

“Në momentin e konsumit të duhanit grumbullojmë ndryshime gjenetike që mendojmë se kanë më tepër rrezik për të shkaktuar mutacione përgjegjëse për t’u prekur nga një tumor”, bën të ditur Stephen Baylin, bashkë-drejtor i programit të biologjisë së kancerit në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetot amerikan, Johns Hopkins, një nga autorët kryesorë të këtij studimi.

“Personat që nuk janë duhanpirës kanë rrezik shumë të ulët për t’u prekur nga kanceri i mushkërive”, saktësoi ai.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: