SUEDI – Një studim i kryer nga shkencëtarët suedezë, i publikuar në revistën “Science”, ka dalë në përfundimin se konsumi i duhanit tek meshkujt vret kromozomin Y.

Studimi ka përfshirë 6 mijë meshkuj madhorë dhe rezultatet treguan se duhanpirësit kanë trefishin e mundësive që të humbasin kromozomin Y, që është thelbësor në përcaktimin e gjinisë së pasardhësve.

Sipas studiuesve suedezë, te duhanpirësit kromozomi Y zhduket nga ‘paketa’ e ADN së qelizave të gjakut, ndërsa tek joduhanpirësit fenomeni haset shumë rrallë.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: