Dy adoleshentët që ishin larguar së bashku pa adresë nga Elbasani të cilët u gjetën dje në kryeqytet, prej mbrëmë janë shoqëruar në policinë e Elbasanit ku janë marrë në pyetje në prani të psikologëve.

Gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanWeb se zhdukja e të miturve ishte denoncuar ditën e shtunë. Ata pasi kishin shkuar në shkollë, nuk u kthyen në shtëpi dhe u larguan drejt Tiranës pa njoftuar askënd.

Sipas informacioneve që siguroi policia, vajza dhe djali kishin kohë që mblidhnin lekë sipas dëshmisë së bashkëmoshatarëve të tyre. Ata kanë  deklaruar se janë të dashuruar dhe se nuk e menduam kurrë që do sillnim kaq shumë shqetësim tek familja.

Adoleshentët janë njëri nxënës i shkollës “Jorgji Dilo” dhe tjetri në shkollën “Qemal Haxhihasani” në qytetin e Elbasanit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb