PSG duhet të mbledhë pará për të rikuperuar humbjet e pambuluara dhe në merkaton e dimrit do të duhet të shesë lojtarë për 100 milionë euro për të shmangur nevojën për më shumë kapital.

PSG ka fituar vetëm nëntë milionë në merkaton e verës, ndërkohë që janë shpenzuar të tjera për të afruar lojtarë, qoftë edhe për rroga të majme, pasi shumica kanë ardhur me parametra zero, përfshi Messin.

Ndër emrat e parë që mund të largohen nga Parisi është Rafinha, i cili mund të bashkohet me Real Sociedad: ish-lojtari i Barcelonës nuk është pjesë e planeve të Pochettino dhe rikthimi i tij në Spanjë do t’i lejojë PSG-së të heqë qafe një pagë të rëndësishme.

Por edhe Draxler mund të largohet: në rast të një oferte tërheqëse, klubi me siguri nuk do ta ndalojë mesfushorin gjerman, i cili, pavarësisht rinovimit deri në mars 2024, nuk u përgjigj në fushë edhe për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme dhe mungesës së minutave në fushë për shkak të pranisë së Messit, Neymar dhe Mbappe.

Sulmuesi fiton 4.2 milionë euro në vit dhe vlerësohet me 20 milionë, shifër kjo shumë e vështirë për t’u arritur duke qenë se është zhvlerësuar ndjeshëm që kur zbarkoi në Paris.

Më pas do të ishte mesfushori Layvin Kurzaëa (9 milionë) dhe gjithashtu portieri Sergio Rico, me vlerë 5 milionë, ndërsa situata do të ngecte në momentin Mauro Icardi, në shënjestër të Juventusit prej javësh. PSG është i hapur për huazim me shlyerje të detyrueshme në qershor. Të shohim…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb