Milan kërkon të bëjë edhe një tjetër blerje të rëndësishme në këtë merkato të verës. Objektivi kryesor është Angel Correa, por futbollisti argjentinas është bllokuar nga Atletico Madrid, që kërkon 55 milion euro për kartonin e tij. Kjo shifër është e pamundur për klubin kuqezi, që gjithsesi ka ende një mundësi. Por, për këtë I duhet të sakrifikojë një nga yjet e skuadrës.

B11064b4c379226f45d7d2bb398e0203 1200x675
B11064b4c379226f45d7d2bb398e0203 1200×675

Ai është Gigio Donnarumma, aseti më i vlefshëm për skuadrën milaniste. Portieri është kthyer sërish në vëmendje të Paris SG, me kampionët francezë që janë gati të paguajnë 60 milion euro kartonin e tij. Milan e ka marrë në konsideratë këtë opsion, si mënyra e vetme për të bërë goditjen e madhe në merkaton e verës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb