Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi pas takimit me ambasadoren Yuri Kim tha se në këtë takim u përcollën shqetësimet për financimet ruse. Ai theksoi se kuadri ligjor ka nevojë për përmirësim.

“Me pak fjalë nga ambasadorja Kim u përcoll shqetësimi i SHBA i partnerit dhe aleatit të SHBA, në lidhje me financimet e huaja të politikës shqiptare në mënyrë specifike të politikës ruse. Nga infot e fundit që zotërojnë përcolli këtë shqetësim tek aktorët politikë shqiptarë me qëllim që të rrisin vëmendjen dhe çfarë është në fuqinë e tyre për të bërë më mirë me qëllim që financimet e huaja të mos kenë ndikim në politikën shqiptare. Mund të them që ka nevojë për përmirësim të kuadrit ligjor, të jepet mundës praktike për të hetuar për sasinë e parave që marrin partitë politike dhe nga i marrin.Natyra e diskutimit ishte informuese dhe e përcjelljes së një shqetësimi, nuk u bënë diskutime si të rrisim vëmendje”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb