Një javë përpara startit të sezonit, Stefano Pioli, trajneri i Milan, i ka idetë e qarta, në lidhje me objektivat e “djallit”, gjendjen e lojtarëve që ka në dispozicion dhe çfarë kërkon nga pjesa e mbetur e merkatos:

“Për të fituar duhet talent, për të përsëritur veten duhet karakter. Do të luftojmë për të mbrojtur titullin kampion, ndërsa në Champions dëshirojmë të përmirësohemi. Aty janë 4-5 skuadra që kanë një diferencë shumë të madhe me pjesën tjetër, ne kemi një eksperiencë nga viti i shkuar, por që nga ajo kohë jemi përmirësuar shumë.

La Gazzetta
La Gazzetta

A mund të quhet e mbyllur merkarto e Milan? Në letër mungojnë dy role, një mbrojtës dhe një mesfushor.

Ibrahimovic? Është një kampion, i aftë të bëjë akoma diferencën. Në fundin e sezonit të shkuar ka bërë sakrifica të jashtëzakonshme. Nga mesi i muajit gusht do të jetë në Milanelo për të vijuar me rikuperimin.

Leao? Nuk jam aspak i shqetësuar për zërat e merkatos, është e qartë se ai është i lumtur me ne”, u shpreh ndër të tjera Pioli në një intervistë për La Gazzetta dello Sport.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb