Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, ka folur në lidhje me politikat nergjitike të vendit tonë dhe mënyrat se si mund të zgjidhet situata në vend.

Ai është shprehur pro në parim për marrjen e një kredie për Fierzën, por ka evidentuar probleme në lidhje me këtë çështje.

Shehi e ka parë zgjidhjen e problematikave në sistemin energjitik shqiptar, në liberalizimin e ligjeve mbi panelet diellore, gjë që do t’i kthente kompanitë vendase në prodhuese të energjisë.

“Sa i përket kredisë për Fierzën, nuk kam kundërshtim. Është me terma pozitiva nga ana financiare dhe me atë që ka marrë sektori energjitik shqiptar me vite, shifrat nuk janë shumë të larta.
Nëse do të merrja parasysh vetëm anën financiare, do të mbyllja një sy e do ta votoja. Por nuk mund t’i mbyll të dy sytë, sepse ka gjëra që nuk kuadrojnë në përgjithësi.
Nga ana financiare është mirë.
Por Fierza për shembull ka nisur punën në 1998 dhe rikontruksioni i parë i saj ka nisur në 2005 dhe ka pëqrfunduar në 2008. Dhe ka qenë një rikontruksion i pjesshëm.

Tashmë Fierza ka 14 vite pa u rikonstruktuar.

Ky që kërkohet të bëhet sot është ndërrimi i katër agregateve që dpo të çojë në 95 përqind rendimentin, pra rritet rendimenti i agregatit teknik, sa ujë hyn e sa del energji.
Po t’i kthejmë në kiloëat, kredia justifikohet.

Por për mua, Fierza është një lloj justifikimi për hapjen e një debati për sistemin energjitik dhe kaskadën e Drinit. Kaskada ka ngrënë 170 milion euro në 30 vite.
Përtej kësaj qeverie apo asaj që ishte, pasi ivestimi për të është bërë që në fillim nga Banka Botërore, jo nga qeveria shqiptare. Qeveria ishte thjeshtë garant për kreditë.

Kemi vite që flasim për energjinë diellore. Deri sot nuk është arritur asgjë.Duhet liberalizuar ligji për panelet diellore që kompanitë shqiptare të prodhoijnë vetë e të bëhen vetë investitorë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb