Shpëtim Idrizi, në fjalën e tij në Kuvend deklaroi se Shqipëria mbetet vendi më i varfër në Europë.

Ndërsa komentoi projektbuxhetin e vitit 2022, ai u shpreh se debati duhet të fokusohet tek një model i ri i cili duhet të bazohet tek prodhimi dhe zhvillimi i inovacionit.

“Ju ftoj ta shohim këtë projekt-buxhet jo si ai skeçi i famshëm se do të ndajmë 7 kamionë për 8 batalione. Por si një mundësi të një modeli të ri zhvillimi të Shqipërisë që prodhon. Fatkeqësisht dhe këtë radhe jemi tek 7 kamionët për 8 batalione”, tha ai.

Gjithashtu Idrizi theksoi se në vend nuk ka konkurrencë dhe se sot që një biznes të zhvillohet mjafton të jetë mik i qeverisë.

“Duhet të bëjmë një debat se kush janë avantazhet dhe disavantazhet e ekonomisë. Për 30 vite është provuar se politika ekonomike ka qenë e dështuar nga të gjitha qeveritë, asnjëherë nuk është përkthyer në rritje cilësore”, tha më tej ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: