Kreu i SPAK, Arben Kraja deklaroi se është e domosdoshme një strategji për evidentimin e aseteve kriminale, sekuestrimin e tyre dhe më pas kthimin e këtyre pasurive te publiku.

I pranishëm në konferencën “Forcimi i bashkëpunimit rajonal për kthimin e pasurive”, Kraja tha se ky është synim i SPAK dhe BKH-së, duke shtuar se hetimi financiar tashmë është për çdo rast.

“Është e domosdoshme një strategji për evidentimin e aseteve kriminale, pasjen e mekanizmave për marrjen e tyre dhe më pas kthimin e tyre publikut.
SPAK dhe BKH e kanë prioritet këtë. Hetimi financiar është për çdo rast tashmë. Në 2021 bazuar në Antimafia dhe sekuestrimi e konfiskimi në proces penale. Nga Antimafia janë dhënë 5 vendime konfiskimi. Kemi 14 vendime sekuestrosh, listë pasurie shumë e gjatë. Vendimet e konfiskimet në proces penal janë 41 raste, përfshi resorte në bregdet. Risi është përdorimi i fondeve të konfiskuara. Me këto fonde ne kemi ngritur laboratorin kompjuterik në SPAK.”, tha Kraja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb