Në emisionin “Frontline” në News24 me gazetaren Marsela Karapanço po diskutohen zhvillimet e fundit politike në vend.

I ftuar në studio, deputeti Dashnor Sula ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve të 14 maji erdhi si pasojë e mungesës së ofertës së opozitës dhe luftës brenda PD.

Ai u shpreh se për sa kohë që opozita nuk nxjerr alternativë, fytyra të reja dhe nuk riorganizohet, situata nuk mund të ndryshojë.

Sula ka shtuar se krerët e opozitës, referuar Sali Berishës, Ilir Metës dhe Lulzim Bashës, kanë kohë deri në shtator që të reflektojnë mbi atë se çfarë ka ndodhur, ndryshe ai deklaron se kryeministri Edi Rama dhe PS i kanë të fituara zgjedhjet në vijim.

Madje ai u shpreh se ndryshe mund të mendohet edhe për një pak, ku partitë e tjera do të luftojnë për vendin e dytë dhe të tretë, dhe Rama do të lihet të qeverisë e qetë.

“Gjynahet më të mëdha në këtë Shqipëri i ka politika. politikanët janë ata që kanë mbajtur peng e kanë kapur nga fyti këtë vend që lëngon prej kohësh dhe që çdo ditë do bëhet më keq.

Rinia sot ikën çdo ditë. Sot isha në një takim ku bashkëbiseduesi më tregoi se arsyeja që po largohen njerëzit janë 5 arsye, mossiguria, mungesa e lumturisë etj, pra paraja ishte arsyeja e pestë.
Nuk ka dritë e lumturi në këtë vend.

Kjo qeveri blen intimidon shantazhon votuesit, por urrejtja nga pushtetit duhet të triumfonte si në 2005, si në 2013 që erdhi PS me një valë popullore, e njëjta duhet të ndodhte edhe tani.
Kjo nuk ndodhi edhe për shkak të gabimeve të opozitës.
Çmenduria kolektive i PD dhe Bashës me djegien e mandateve dhe mos pjesëmarrjes në vendore, bëri që opozita të hyjë në një rrugë pa krye.

Si ka mundësi që këta njerëz, qoftë Berisha, meta apo Basha, nuk arrijnë të kuptojnë çka ndodhur që qytetarët nuk i kanë votuar.

Votuesi është bërë pragmatist dhe nuk duan të shkojnë më pas tyre.
Nëse do shihnin një opozitë të fortë e të bashkuar mund të kishim një rezultat tjetër.

Sa kohë opozita është e përçarë dhe kemi luftë mes nesh, Rama do fitojë.Ne nuk kemi ofertë. Pa një ofertë të re, pa fytyra të reja, organizim të ri, situata nuk ndryshon.

Berisha, Meta e Basha, politikanë të këtij niveli, duhet të kuptojnë që nëse nuk arsyetojnë dhe marrin vendime jo vetëm për vete për të mbijetuar në politikë, por për të fituar qytetari shqiptar, kjo punë nuk bëhet. Deri në shtator maksimumi duhet të reflektojnë mbi gabimet dhe se nuk shkohet para me sherr e shamatë, le të luftojnë për numrin 2 dhe 3 dhe Rama le të garojë për 1-sh. Ndryshe ka një pak, që vijo qëndro në pushtet.

Nëse nuk e kuptojnë, them që këto njerëz janë të parikuperueshëm dhe ta gëzoja Rama e PS pushtetin”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb