TIRANË

Kreu i PD-së Lulzim Basha tha se të gjitha familjet dhe bizneset kanë nevojë për një likuiditet duke kërkuar para cash, si paketa që ka miratuar SHBA-ja. Ai tha se paketa e sotme financiare për situatën nga koronavirusi është e pamjaftueshme. Sipas tij, nëse nuk ka likuiditet për bizneset e familjet mund të shkojmë drejt një kolapsi ekonomik.

“Ka nevojë për një mbështetje sa më të madhe për ata që janë në nevojë.
Duke marrë shkas nga akti normativ për seleksionimin e bizneseve, 30 mijë përfitojnë, 70 mijë jo. I gjithë biznesi i mbyllur. Ka nevojë për një paketë realiste, të paktën si Kosova. Paketa e sotme e pamjaftueshme. Ka nisur kalbëzimi i strukturës ekonomike. Do ketë pasoja të parikuperueshme. Ka 3 javë që kemi paraqitur paketën. Akoma s’kemi asnjë disbursim. Ka nevojë për likuiditet, ka nevojë për cash. Si për familjet ashtu dhe për bizneset që të mos çohen drejt një kolapsi ekonomik”, u shpreh Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb