Akademiku Artan Fuga, i ftuar në emisionin “Real Story”,“News 24”, foli mbi zgjedhjet në përgjithësi, modelin politik të ndjekur nga dy partitë më të mëdha në vend, PD – PS, por edhe rruga që duhet të ndjekë opozita për t’u rigjeneruar.

Akademiku tha se nuk duhet luftuar modeli, por abuzimet, e sugjeroi që PD duhet të shpërndajë frymën që në parti ka vend për të gjithë e nuk duhet të kapet pas sistemit, pasi nënkupton sipas akademikut, që nuk mund të dalësh asnjëherë fitues në zgjedhje.

“Në ’96 u tërhoqën komisionerët. Në 2009 në 2011 ishte në grevën në Bulevard. Këto histori që ti tregon me shumë të drejtë, e janë fakte, janë më të gjera e vijnë me një problem të madh. Pyetja është kjo, a ka parti që janë ndërtuar si elektorale, demokratike, ndërsa për partitë e vogla, këto kanë liderë prej 30 vitesh. Zoti Rama e përqendroi tek vetja, e Basha tek vetja.

Të gjitha agjencitë po shkrihen sepse ka kontakt me qytetarit me mallin, spektaklit, me ekonominë, punën. Kemi dy vjet që qytetarët në Perëndim punojnë në shtëpi. Partitë janë mamuthë të politikës, tek të rinjtë, e i kanë nxjerrë në një pozicion delikat. Nuk ka asnjë deklaratë, ata s’flasin janë audienca. Kur je në opozitë je e dëmtuar, në pushtet je hija e administratës.

Komisioni, komiteti për PPP e famshme, të tërë janë në instancat drejtuese të PS, janë si ministra, por mbrapa janë edhe në parti. Shoqëria e sotme është një shoqëri, ku partia është në majë. Nuk do të thotë që 700 mijë vota nuk erdhën. Nuk mjaftojnë për të përmbysur, Edhe tek fatura e ujit kemi pushtetin politik, sepse ai ka lidhje me politikën. Unë dua një operator privat, të shkoj tek çmimi më i ulët. Duhen hapur alternativa të reja, jo vetëm për partinë, por alternativat duhet t’i ketë ajo, duke qenë në opozitë.

Tërë fuqinë administrative, financiare, interesat, i ka në dorë qeveria. Nuk kemi shoqëri të depolitizuar. Unë po të isha do të kërkoja modelin, unë do të sulmoja abuzimet e jo modelit. Nëse themi që ka radikalizëm fetar, atëherë i bie të mbyllim fenë. Nuk mund të mbash qëndrim, dua të them që duhet hequr dorë nga ky mendim që sistemi është siç është. Të vij në pushtet nga rotacioni, e ta përdor pushtetin siç është. Ka nevojë disa masa, ndryshimet strukturore, që janë bërë në vitet ’70. Problemi është që shoqëria shqiptare ka rrëshqitur në disa pozicione që kërkojnë ndryshim.

Shikojmë institucionet e artit, kulturës, pse s’ka produkt kulturor shqiptar. Në Shqipëri kulturë, kanë emisione si i joti. Ku është filmi shqiptar, opera, komedia, etj. Në momentin e këtyre institucioneve janë komisarët këtu ka mbaruar. Kur krijimtaria kontrollohet nga një i dërguar politik, ka mbaruar. Unë prisja nga PD të thoshte do të bëj këto 6 gjëra. Modele nuk ka. Kur ka unë jam intelektual, pres të më thuash, e nuk pres gjë. Unë si intelektual ose do të tërhiqem, ose do të them emo njësoj siç është të qëndroj.

Unë them është prishur marrëveshja, të kthehemi atje, t’i lëmë fjalët. Qeveria të tërheqë zvarrë gjërat që thuhen rrugës, kjo do të thotë se ke marrë përgjegjësi të madhe. Ka afate, unë po të isha do t’i kisha thënë miqësisht duhet të shprehësh për këtë. Realiteti ekziston, s’e artikulon dot, po ai po ndodh. Kjo mënyrë komunikimi e shoh në mënyrë kritike, zoti Basha duhet të mbledhë, federojë, t’i tregojë rrymave në parti që ka vend për të gjithë. PD thotë që me këtë sistem nuk bëhet. Kjo do të thotë që kurrë s’do të fitosh zgjedhjet në këtë mënyrë”, u shpreh Fuga.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: