Shqipëria pësoi një humbje në minutën e fundit në miqësoren me Spanjën e luajtur në Barcelonë. Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Keidi Bare, ka folur në një prononcim për “Super Sport” foli për sfidën.

“E dimë shumë mirë që ata kanë një ekip shumë të mirë. E luajnë mirë topin. Ne bëmë një ndeshje të madhe, pavarësisht se mbrojtëm shumë, por nuk i lamë hapësirat e duhura. Na mungoi pak loja me topin. Mendova se do të dilnim me një rezultat pozitiv, por morëm diçka pozitive, ekipi bëri një lojtar të mirë pavarësisht rezultatit.

Ne e treguam në fushë. Do mundohemi dhe të stërvitemi më shumë që të qarkullojmë topin. Nuk është e thjeshtë sepse ata mbanin topin dhe ne vetëm mbroheshin. Gjithsesi u treguam kompakt. Natyrisht ata kanë talent individual dhe siç e patë te golat, ato ishin individual. Mbeteni me punën e ekipit. Morëm diçka pozitive nga kjo ndeshje.

Mund të bënim shumë, por në ato momente ishim shumë veta në të njëjtin vend. Duhet të kishim marrë topin dhe ta kishim çuar në krah tjetër, por nuk ndodhi. Ky është futbolli dhe gjëra të tilla ndodhin”, ishin fjalët e Bares.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb