Analisti Fatos Lubonja në një lidhje direkte në ‘Opinion’ për News24 ka zbuluar se gjimnazi ‘Sami Frashëri’ në Tiranë e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019 thotë se ka mundësi që të shembet që të hapet një tender për një shkollë të re.
Duket kritikuar kryeministrin Rama për menaxhimin e fondeve për tërmetin, Lubonja zbuloi edhe këtë rast ku thotë se ekpertët e huaj e vlerësuan shkollën se duhet rikonstruktuar dhe Bashkia Tiranë njoftoi prindërit e nxënësve se shkolla do të hapej në janar.
Kur erdhi janari Lubonja tha se po autoritetet e bënë të pamundur hapjen pasi ishte vlerësuar e pabanueshme sipas tyre nga Instituti i Ndërtimeve.
Në fund Lubonja përfundon se shqiptarët nuk kanë asnjë garanci që Rama do i mirëmenaxhojë donacionet e Brukselit për procesin e rindërtimit.

”Ja si veprojnë këta. Një rast ku kam interest dhe unë në shkollën Sami Frashëri pasi kam një mbesë aty, ka pësuar gjatë tërmetit shembje të tavaneve të varrura dhe shkuan disa ekspertë, të huaj ishin disa, izraelitë të cilët thanë se duhet rikonstruktuar.

Iu tha fëmijëve që në janar do të hyjnë aty. Më pas iu tha që nuk do të hapet shkolla pasi nuk kishte përfunduar.
Prindërit ngulmuan pasi i kishin fëmijët të shpërndarë iu thuhet që Instituti i Ndërtimeve, që thoshte edhe për teatrin është i pasigurt, dhe tha përsëri që kjo shkollë është e pasigurt. Tani me shumë mundësi ajo shkollë do të shembet dhe do të hapet një tender i ri. Si mund t’i besoj unë këtij shteti, dhe duhet bërë një hetim për këtë shkollë se çfarë është vendosur të bëhet me të. Shkolla e vjetër mund të mos kishte asnjë problem, por ku është ajo Bozdo apo ai grupi i Ramës? Nuk kemi asnjë garanci që këto para do të përdoren me nikoqirllëkun më të madh.”- tha Fatos Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb