Rrëzimi i avionit në Kolumbi ku humbën jetën 75 persona mes të cilëve ishte dhe ekipi i futbollit të Chapecoenses ka tronditur mbarë botën.

Në bordin e avionit duhet të ishte dhe një person tjetër, i cili për shkak të një harrese ‘fatsjellëse’ nuk hipi dot në bordin e avionit.

Djali i trajnerit të skuadrës së Chapecoenses nuk hipi në avionin që u rrëzua pasi kishte harruar pasaportën në shtëpi.

Matheus Saroli ka marrë shumë telefonata për të mësuar mbi gjendjen e tij shëndetësore. Ai ka shkruar një status në Facebook, ku shkruan arsyen se pse nuk hipi në avion.

‘Faleminderit të gjithëve që më keni telefonuar dhe keni dërguar mesazhe. Sot isha në Sao Paulo dhe nuk hipa, sepse kisha harruar pasaportën”, ka shkruar ai në Facebook.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb