Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës së tij për gazetarët pas përfundimit të seancës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, u ndal te akuzat e ngritura nga kryedemokrati Lulzim Basha ndaj tij.

Ai tha se nuk i ka dëgjuar akuzat dhe nuk preferoi të jepte asnjë prononcim në këtë drejtim, ndërsa shtoi se çfarëdo deklarate është e mirëkuptueshme në një ditë kaq të vështirë për PD.

“Mos e besoni sepse skam prova për këtë. Por skam dëgjuar asgjë, përveç atyre që janë të mirëkuptueshme në një ditë si kjo që s’është e lehtë për PD dhe është një proces traumatik, kështu që duhet të kemi durim, e respekt për traumat e të tjerëve”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb