Pas disa muajsh spekulime për të ardhmen e tij, duket se Philippe Coutinho më në fund do t’i bashkohet Barcelonës në ditët e ardhshme dhe tani shumica e tifozëve të Liverpool po spekulojnë për zëvendësuesin e ‘playmaker-it’ brazilian.

Në një sondazh të hollësishëm nga “Liverpool Echo”, pothuajse 4 mijë tifoz të ‘the reds’ kanë votuar për lojtarin që duan të zëvendësojë Coutinho-n.

Sondazhi përfshin pyetja të tilla si ‘çfarë mendoni se do të ndodhë me Coutinho-n në janar, a do ta shesë klubi dhe kë shikoni si zëvendësuesin ideal.’

Si fillim, 58% e votuesve mendojnë se do të ishte më mirë që Coutinho të ishte shitur në merkaton e verës dhe jo në janar. Nga të 4 mijë votuesit e përfshirë në sondazh, 52.8% mendojnë se Coutinho vlen më shumë se 150 mln stërlina.

Dhe së fundmi, 44.8% e mbështetësve të Liverpool duan sulmuesin e Monaco-s Thomas Lemar të zëvendësojë të larguarin Coutinho. Më pas vjen Alexis Sanchez me 20.7% dhe Christian Pulisiç i Dortmund si zgjedhje e tretë me 8.7%.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb