Në vigjilje të miqësores së nesërme të Shqipërisë ndaj Armenisë, në orën 17:30, në stadiumin “AIR Albania”, në konferencën për shtyp është shfaqur, mbrojtësi kuqezi, Elseid Hysaj, i cili ka analizuar këtë takim për Kombëtaren:

Viti i vështirë – “Ka qenë një vit i vështirë, na duhet një fitore për mbylljen e këtij viti.”

Lojtarët e rinj në Kombëtare – “Kam takuar djemtë e rinj që kanë ardhur në Kombëtare. Janë të sjellshëm, të edukuar, janë me kualitet edhe ndaj Italisë e treguan, gjatë kësaj ndeshjeje do ta tregojnë veten për të fituar vendin në skuadër.”

Grup – “Mirë do të ishte mirë të ishim të gjithë si grup, dhe jo të dëmtuar. E kemi pasur ëndërr të luanim në Kombëtare, falënderoj tifozët që ishin dhe na mbështetën ndaj Italisë. Duhet të jemi grup. Individ është dhe Mesi, por nuk ka arritur ende të fitojë Botërorin me Argjentinën.”

Objektivi fitore – “Nuk ndryshon objektivi, ashtu si ndaj Italisë është dhe ndaj Armenisë, duhet të japim maksimumin që të arrihet fitorja. Detyra e lojtarëve është të japë maksimumin për tifozerinë dhe anasjelltas.”, përfundoi Hysaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb