Drejtori sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani dha mendimin e tij para ndeshjes finale të “Final Four” ndaj Egnatias.

“Është ndeshje e vështirë, nuk dua asnjë moment t’i zhgënjejmë, kjo është arsyeja pse shoh tifozët. Duhet të jemi sa më të qetë, normalisht kemi bërë atë që na takon si klub, staf, të gjithë kemi mbajtur ekipin jashtë kësaj atmosfere se ne Shkodër dihet ndjehet dashje pa dashje atmosfere e titullit që mungon prej kohësh. Jemi munduat të mbajmë ekipin sa më qetë dhe shpresojmë të shkojë sipas planit.

Edhe vjet jemi përballur me Egnatian dhe pothuajse edhe mund ta kalonim. I tillë është sporti, këtë vit mendoj se kemi eksperiencë më shumë se lojtarët e dinë çfarë do thotë “Final Four” dhe në ndeshjet e para duhej edhe barazimi. Nuk e dinim rëndësinë e renditjes vitin e kaluar. Kjo mendoj na ka dhënë më shumë eksperiencë dhe mund të kemi përfitim.

Mendoj se jemi më të etur për titullin se sa Egnatia. Nëse Egnatia nuk e merrte vjet, do ta kishim shumë më të vështirë. Mendoj se diferencën e bën sa i etur është ekipi që e kërkon më me ngulm”,- tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb