Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se ai kërkon “të ndërtojë një arsenal nuklear për t’u siguruar që Amerika të jetë në krye edhe në këtë aspekt”.

Presidenti tha për Reuters se ai beson se SHBA ka ngelur pak prapa përsa i përket kapacitetit të armëve atomike. Në komentet e tij të para për arsenalin kimik që nga inaugurimi i tij si President, Trump tha: “Dua t’ju bëj të qartë diçka, ne kurrë nuk do të jemi mbrapa një vendi, qoftë edhe aleat i yni, përsa i përket fuqisë bërthamore”.

“Do të ishte e mrekullueshme, një ëndërr nëse asnjë vend nuk do kishte armë bërthamore, por përderisa vendet kanë, ne duhet të jemi në krye,” tha ai.

Traktati i ri i limitimit të armëve, i njohur si “Fillimi i ri”, mes SHBA-së dhe Rusisë, kërkon që nga 5 shkurt 2018, të dy vendet duhet të limitojnë arsenalet e tyre të armëve bërthamore dhe të barazojnë nivelet për 10 vite.

Traktati lejon dy vendet të mos kenë më shumë se 800 bombardues dhe armë bërthamore të ndryshme. Në një intervistë, Trump e quajti “Fillimin e Ri” një marrëveshje të njëanshme. “Një tjetër marrëveshje e keqe që ka bërë vendi. Ne do t’i japim fund këtyre do të bëjmë marrëveshje të mira,” tha ai.

 (e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: