Ish-presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu i ka shkruar një letër të hapur Joan Laporta-s.

Klubi hyri në një situatë të tmerrshme financiare e cila kulmoi me humbjen e Messit, por që shumë tifozë e fajësojnë më shumë Bartomeun për këtë gjë.

Megjithatë, vet ai beson që nëse do të vazhdonte me punën dhe masat e tij të planifikuara ekonomike të vëna për shkak të pandemisë Covid-19, gjërat do të ishin ndryshe.

Gjithashtu Bartomeu beson që Laporta duhet të përgjigjet në shumë pyetje për mos veprimin e tij se sa të drejtojë gishtin në atë se çfarë ka trashëguar nga ata të cilët ishin para tij.

Bartomeu

“Siç e dini, bordi i jonë i drejtorëve planifikonte për të thirrur zgjedhje më 21 mars 2021, brenda periudhës së statusit për mandatin tonë, e cila gjë do të na lejonte ne që të kujdesemi edhe për llogaritë e sezonit 2020/21, ashtu siç kishim planifikuar dhe të merrnim vendimet e nevojshme që ta shmangim situatën tonë të keqe financiare. Ne do të ishim ata të cilët do ta mbyllnim këtë gjë  dhe t’i bartnim pasojat tona. Vendimet e bordit të ri nuk janë marrë gjatë këtyre muajve të fundit, duke bërë të qartë mos veprimin e tyre”- shkruan në letrën e hapur Bartomeu.

Në këtë letër të gjatë dhe me detaje, ish presidenti përpiqet që të jap detaje. Ai thekson se marrëveshjet potenciale që bordi i tij kishte filluar negociatat por ato braktisin nga Laporta dhe nga bordi i tanishëm.

Bartomeu nuk ndalet këtu, megjithatë dhe akuzon Laportan se i ka paguar Neymarit para që ai nuk ia ka pasur borxh këtë verë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb