Këtë të hënë në emisionin “Log.” me gazetarin Endri Xhafo dhe me një panel të ftuarish si Agron Gjekmarkaj, Mentor Nazarko, Jordan Daci, Ledio Braho, Eno Bushi u komentua Reforma në Drejtësi, si edhe vlerësimi si kampion i anti-korrupsionit për gjyqtarin Ardian Dvorani.

Analisti, Agron Gjakmarkaj u shpreh se korrupsioni në Shqipëri mbetet te blerja e votës dhe nëse kjo drejtësi do të hetonte, atëherë do të merrte duartrokitje.

Sa i përket vlerësimit të gjyqtarit Ardian Dvorani si kampion i anti-korrupsionit, Gjekmarkaj e konsideroi një paradoks.

Në analizën e tij rreth asaj çfarë po ndodh në Partinë Demokratike dhe procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, Gjekmarkaj, vlerësoi emrin e Klevis Balliut, ish-deputetit demokrat që duket se nuk do të jetë pjesë e listave të PD-së.

“Rasti i Klevis Balliut, unë e njoh personalisht. Është një njeri që ka bërë opozitë, është qëndrestar, por mbi të ka rënduar një paragjykim edhe nga kampi kundërshtar. Ai është një djalë i shkolluar në Angli, por ai ka bërë betejat e veta, ndaj mendoj që ai duhet të ishte në Parlamentin e Shqipërisë, sepse duhet të promovohet edhe modeli i atij që qëndron dhe që bën kauza, që ka 200 gjyqe mbi shpinë nga ana e qeverisë”, u shpreh mbrëmjen e djeshme Agron Gjekmarkaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb