Prej dy ditësh është duke vijuar gjykimi i ushtarit të parë rus, ndaj të cilit po mbahet një seancë gjyqësore për kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainë.

Seancën e sotme, 21-vjeçari Vadim Shishimarinin, kërkoi falje nga e veja e viktimës, vrasjen e të cilit e pranoi përpara gjykatës.

Rreshteri 21-vjeçar Vadim Shishimarin doli para gjykatës në Solomianskyi në Kiev, ku akuzohet për shkelje të ligjeve të luftës më 28 shkurt. Katër ditë pas nisjes së agresionit rus ai ka vrarë një 62-vjeçar në Ukrainë. Tani ai përballet me mundësinë e dënimit me burg të përjetshëm.
Në seancën e sotme, 21-vjeçari është përballur me të venë e personit të vrarë prej tij.

Kateryna Shelypova i tha Daily Mail se bashkëshorti i saj prej 39 vitesh, një pensionist paqësor që nuk kishte paraqitur asnjë kërcënim për ushtarët rusë.
Një sallë gjyqi e mbushur plot në Kiev dëgjoi se Shelypov po shtynte biçikletën e tij për të mbërritur në shtëpi kur u qëllua me armë zjarri në oborret me gjakftohtësi në fshatin verilindor Chupakhivka më 28 shkurt, ditën e pestë të luftës.
Shishimarin qëlloi me një pushkë AK-47 nga dritarja e hapur e një makine të vjedhur ndërsa njësia e tij u largua nga forcat ukrainase që kishin hedhur në erë tankun e tyre.

Rreshteri rrëfeu se kishte qëlluar z. Shelypov me urdhër të një oficeri epror.
Gruaja e viktimës, 61 vjeç, kishte udhëtuar pesë orë me makinë për në Kiev nga shtëpia e saj në Ukrainën rurale, vetëm 50 milje nga kufiri rus, për t’u përballur dje në gjykatë me vrasësin e burrit të saj.

“Kam ardhur ta shoh personalisht. Ai dukej si një fëmijë, por megjithatë ai do të marrë dënimin e tij”, ka thënë për Daily Mail Zonja Shelypova.
“Ai thjeshtë po kalonte, nuk paraqiste asnjë kërcënim për askënd. Unë e di që Shishimari është një ushtarak dhe ai po ndjek urdhrat, por pse nuk qëlloi në tokë ose në ajër? Ai duhet të kalbet në burg dhe të kalojë pjesën tjetër të ditëve të tij duke menduar për atë që ka bërë”, tha për DailyMail zonja Shelypova, teksa këmbënguli se ajo nuk ndjente ‘asnjë urrejtje’ ndaj vrasësit të burrit të saj.

Ushtari rus është lutur për falje nga e veja e viktimës Oleksandr Shelypova.

“Më thuaj çfarë ndjeve kur vrave burrin tim? A pendoheni për këtë krim ,” e pyeti Kateryna ish-ushtarin ndërsa ai qëndronte në bankën e të akuzuarve, duke parë drejt përpara.

“E pranoj fajin tim. E kuptoj që nuk mund të më falësh. Kërkoj falje”, tha ai.

Kateryna shtoi: ‘Më thuaj, të lutem, pse ke ardhur këtu? Për të na mbrojtur? Nga kush? Nga burri im, të cilin e ke vrarë?’

Kateryna i tha gjykatës se burri i saj ishte një shofer traktori që nuk mbante armë dhe ishte i veshur me rroba civile. Ajo shtoi se ishte në kopshtin e saj kur dëgjoi të shtëna dhe vrapoi duke thirrur burrin e saj përpara se të shihte Shishimarin me një kallashnikov.

“Humbja e burrit tim është gjithçka për mua. ai ishte mbrojtësi im”, tha ajo.

Duke folur përpara gjyqit, Kateryna zbuloi se Oleksandr kishte punuar dikur për KGB-në dhe madje ruante presidentin sovjetik Leonid Brezhnev kur ai vizitoi Krimenë.

Ajo tha se ishte krenar që i shërben elitës ruse, por se tani nuk është në gjendje të falë ushtrinë ruse për atë që i ka bërë vendit të saj.
E pyetur se çfarë ndjen për Shishimarin, ajo tha për ITV javën e kaluar: ‘Çfarë mund të them? Duke qenë fëmijë, është i vogël, më vjen keq për të’.

Dinamika e ngjarjes

Rreshteri dhe njerëzit e tij ishin në fshatin Chupakhiva, në rajonin Sumy, kur njësia e tyre u sulmua. Për të shpëtuar ata vodhën një makinë. Teksa u larguan nga fshati, ata u përplasën me një zotëri. Burri po fliste në celular.

“Ne menduam se ai po paralajmëronte disa ushtarë ukrainas për praninë tonë. Më dhanë urdhër për të qëlluar dhe nuk mund të refuzoja. Unë qëllova nga dritarja me kallashnikovin tim”, tha ushtari.

Kryeprokurorja e Ukrainës, Iryna Venediktova, tha se janë siguruar të dhëna hapur 11 mijë raste për krime lufte. Ndërkohë vetë Gjykata e Hagës ka dërguar një ekip në Ukrainë për të kryer hetime.

Qëndrimi i Moskës
Avokati i ushtarit, i cili u emërua nga shteti ukrainas, është shprehur se asnjë zyrtar rus nuk ka qenë në kontakt me të, duke përfshirë edhe Ministrinë e Mbrojtjes ruse. Nuk ka asnjë ambasadë ruse në Kiev këto ditë, kështu që nuk ka asnjë kontakt as nga atje.

Zëdhënësi i Presidentit Vladimir Putin i tha BBC-së të mërkurën se Kremlini “nuk ka informacion” për këtë rast.
Në përgjithësi, duket sikur ushtari i ri është braktisur në fatin e tij nga komandantët që e dërguan në luftë dhe vazhdojnë të mohojnë që forcat e tyre të kryejnë krime në Ukrainë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb