Grida Duma u takua në Kavajë me invalidin Durim Beu, i cili e ka humbur këmbën prej 6 vjetësh, por është përjashtuar nga marrja e kempit. Babai i 4 fëmijëve tregoi se merr vetëm ndihmën ndihëm ekonomike, ndërsa për përjashtimin nga kempi i kanë dhënë një argument çnjerëzor.

“Nga shteti marr 40 mijë lekë, ndihmë ekonomike. Pagesë invaliditeti nuk marr asgjë. I kam edhe letrat që më kanë dhënë kempin. Komisioni në Tiranë ka thënë një fjalë, më e ulëta që ekziston. Që unë duhet t’i kisha prerë të dyja që të fitoja kemp. “Vetëm ata fitojnë kemp”-më thanë mua. Në këtë zonë ka njerëz të saktë, që shkojnë punojnë gjithë ditën dhe marrin kemp. Unë që nuk jam në gjendje të marr një çapë bukë për vete, nuk marr. “- u shpreh kryefamiljari invalid.

Grida Duma e siguroi se ky diskriminim dhe trajtim çnjerëzor do të marrë fund me qeverisjen e PD pas 25 prillit.

“Me këtë shtet që të thotë “ Duhet të të priten të dyja këmbët që të marrësh kemp”, nuk bëhet gjë. Është ashiqare fare. Ne e dimë që çereku i  Shqipërisë është në gjendje varfërie ekstreme. Ndoshta edhe më shumë se kaq. Dhe sepse është në varfëri ekstreme ne themi që do dyfishojmë ndihmën ekonomike. Ai që ka marrë 40 mijë lekë, do marrë 80 mijë lekë të vjetra. Ju keni dhe kempin këtu, por unë mendoj se keni edhe gocat në situatën e punës, në kuptimin që të ketë një punë për to. Megjithatë, ne do vijmë prapë. Situatën e dimë. Ti do ta marrësh kempin se do merremi me ju se ky rast është ekstrem. Është rast që nuk falet dhe duhen ndëshkuar ata që e kanë thënë atë fjalë një herë, përveç atyre që nuk ta japin kempin.”- tha Grida Duma.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb