Ritmi i jashtëzakonshëm që ka Tirana detyron ndjekësit të flasin më zë të ulët kur bëhet fjala për titull. Humbja e rëndë që Kukësi pësoi një javë më parë zbuti verilindorët, por kurrsesi as Longo e as lojtarët nuk kanë ndërmend të dorëzohen përpara kohe. Kukësi gjeti forca dhe reagojë shpejt, duke marrë një fitore të pastër 0-2 në transfertë përballë Egnatias, kjo ishte gjëja më e rëndësishme pas humbjes së pësuar kundër Tiranës, ekipi i tij di të reagojë.

Pavarësisht se ndodhen 9 pikë larg kreu, Diego Longo vijon të besojë, fundja është luajtur vetëm gjysma e sezonit: “Ne do të luftojmë në çdo ndeshje! Duhet të luftojmë me çdo kundërshtar, duhet të japim maksimumin tonë në çdo ndeshje dhe stërvitje, kjo është ajo që duhet të bëjmë në vazhdim”, u shpreh Longo Diego Longo pas fitores kundër Egnatias.

Kalendari i vjen sërish në krahë teksa këtë javë përballen me Kastriotin, ekipi i fundit në tabelën e klasifikimin, një ndeshje ku kërkohen pikët e plota me çdo kusht përpara se të përballen me Laçin, rivalin e tyre direkt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: