Deputetja e PD-së, Grida Duma e cilësoi farsë mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për zgjedhjen e presidentit, ndërsa shtoi se ky proces është nul për sa kohë që PS nuk do të japë asnjë propozim deri në raundin e 3-të.

Mes të tjerash Duma tha se duhet të merret në konsideratë fakti që opozita mos të paraqitet më në Konferencë.

DISKUTIMI
Duma: Fakti që ju thoni se nuk do të propozoni asnjë kandidat deri në 30, merret parasysh se si do shkojë procesi. Fakti se nuk hyni në proces, thoni; digjni procesin tuaj se ne nuk na keni. Kjo nuk është negociatë, dhe nga të dyja palët nuk qëndron. Fakti që s’do të propozoni, kjo nuk është negociatë, dhe hyrje në proces. Ju thatë se deri më datë 30 PS nuk do të propozojë.

Balla: Ju nuk keni qenë, keni qenë e zënë.

Duma: Kam qenë çdo herë. Në konferencën e Kryetarëve kam qenë.
Balla: Mos u nxeh
Duma: Jo nuk nxehem fare. Nuk keni qenë në takimin e ditës së mërkurë.
Balla: Ajo që them se dakordësia ka qenë në 4 raundet e mbetura. në dy raunde sdo proippozoj. Unë nuk shkel marrëveshje kurrë
Duma: Sidomos një marrëveshje që të duhet!
Balla: Po nuk shkel. Çfarë s’po bëjmë ne me Joridën për integrimin.
Duma: Ky i imi është qëndrim. Ju thoni se deri në datë 30 ne nuk propozojmë asgjë. Për çfarë ndërhytë se kuptoj! Ju e thatë këtë. Ju të treja raundet po i bëni kot. pavarësisht propozimeve tona. Që ne vazhdojmë këtë farsë këtu dhe marrim pjesë te Konferenca e Kryetarëve, ne duhet të marrimk vendim që mos të vimë më fare. Këtu nuk bëhet fjalë për të votuar një president konsensual.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: