Të tjera detaje tronditëse dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku një prift grek ka abuzuar me një vajzë të mitur. Mediat greke raportojnë se vajza e mitur është shqiptare. Prifti 37-vjeçar u arrestua sot nga policia greke, ndërsa denoncimi është bërë nga vetë 16-vjeçarja shqiptare, e cila është abuzuar prej 4 vitesh seksualisht.

  • foto galeri
  • foto galeri

Mediat greke kanë publikuar foto të priftit të kishës në lagjen Kato Patisia, ndërsa mësohet se ai është baba i tre fëmijëve të mitur. Sipas mediave greke, vajza rrëfen se u përdhunua nga prifti dy vite më parë kur ishte 15 vjeç. “Duhet të më shohësh si babain tënd”, i ka thënë ai vajzës teksa po e përdhunonte sipas mediave greke.

Ndërkohë, vajza ka treguar se si kishte ndodhur rasti i parë i abuzimit. “Shkova për t’u rrëfyer dhe gjithçka ndodhi pas rrëfimit”, tha vajza para autoriteteve. Prifti është arrestuar dhe gjykata sot dha masën e sigurisë “arrest me burg” për të.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: