Maurizio Sarri u zgjodh nga Juventus si njeriu që duhet të bënte më të bukur dhe atraktive lojën e një skuadre fituese dhe dominuese në Itali. Pse jo, që me të tjera zgjedhje taktike, të arrinte triumfin edhe në Europë, pasi iu afrua shumë në dy raste, duke humbur vetëm në finale. Por deri tani, pritshmëritë nuk janë shpërblyer dhe në vend që Sarri të ndryshonte Juventusin, duket se është Juventus që po ndryshon trajnerin. Konfirmimi për këtë vjen nga mediat italiane.

071931838 8808498f 0441 41d0 8ff6 735dee5e5ca2
071931838 8808498f 0441 41d0 8ff6 735dee5e5ca2

Gjatë gjithë sezonit ato nuk e kanë venë në dukje vështirësinë e skuadrës bardhezi për t’iu përshtatur skemave të reja dhe një filozofie për futbollin ndryshe nga sa ishin mësuar lojtarët, drejtuesit e klubit dhe tifozët. Për të evituar zhgënjimet në pjesën e mbetur të sezonit, ku Juventus kryeson garën për titull dhe pret të luajë në 1/8 e Champions, Sarri ka vendosur të përziejë sërish kartat.

Giorgio Chiellini Juventus Azmrv964q6191vzw8tr4d9bi0
Giorgio Chiellini Juventus Azmrv964q6191vzw8tr4d9bi0

Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat përtej Adriatikut, rikthimi i Chiellini në mbrojtje jep sigurinë e munguar në prapavijë, ndërsa ndryshime do të ketë edhe përpara. Sari do të heqë dorë nga trekuartisti, ndërsa që nga sfida e ardhshme do të shohim një Juventus me Dibala dhe Cristiano Ronaldo në vijën e parë të sulmit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb