Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë të dhënë për Geopost ka folur për tensionet në Veri të Kosovës, duke u ndalur edhe tek agresioni rus në Ukrainë.

Gjatë kësaj intervistë ka deklaruar se ndryshe nga çfarë i thonin ndërkombëtarët për ndryshimin e qëndrimit të Serbisë, një gjë e tillë nuk ndodhi pavarësisht se kreu i ekzekutivit.

Po ashtu theksoi se pritej që pas datës 3 prill kur do të mbaheshin zgjedhjet në Serbi, të ndryshohej orientimi dhe të ishin tërësisht të orientuar nga perëndimi, por shton se një gjë e tillë nuk ndodhi dhe se sipas tij nga kjo duhen nxjerrë mësime.

“Unë mbaj mend shumë mirë muajin mars të vitit të kaluar, kur ne në Kosovë na thoshin se duhet të kursenim Serbinë nga retorika e ashpër ndaj saj. Prisnim që pas datës 3 prill, kur do të mbaheshin zgjedhjet në Serbi, ata do të ndryshonin orientimin e tyre dhe do të ishin tërësisht të drejtuar kah perëndimi. Por kjo nuk ndodhi dhe duhet të nxjerrim mësime nga kjo.

Ndër të tjera kryeministri i Kosovës, theksoi se lufta hibride në Ballkanin Perëndimor e ka qendrën e saj në Serbi, veçanërisht në Beograd dhe Nish, duke shtuar se qëllimi i Beogradit është Serbia e madhe.

“Pra, lufta hibride në Ballkanin Perëndimor e ka qendrën e vet, e kjo është Serbia, përkatësisht Beogradi dhe Nishi. Tash, ajo qendra humanitare Ruse në Nish nuk po mbyllet, dhe përkundër thirrjeve nga Perëndimi ajo vazhdon të jetë gjithnjë e më aktive, në anën tjetër ambasadori Rus në Beograd”, ka thënë më tej Kurti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb