I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian në lidhje me dialogun mes Prishtinës e Beogradit, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se Unionin do të duhet që të përfundojë punën e nisur në Ballkanin Perëndimor.

Në një postim në Twitter, ndërkohë që është duke marrë pjesë në Forumin e Dubrovnikut, u shpreh se vetëkënaqësia kishte pushtuar BE-në prej disa kohësh nuk mund të vijojë.

“Për kohë të gjatë, ne ishim të vetëkënaqur. Kjo nuk mund të vazhdojë më. Ne duhet ta përfundojmë punën tonë të papërfunduar kur bëhet fjalë për integrimin e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ai.

Lajçak ka shtuar gjithashtu se lufta në Ukrainë ka ndryshuar gjithçka dhe e ka kthyer sërish në çështje politike, zgjerimin e BE-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb