John Newman, këngëtari britanik, muzika dhe këngët e të cilit kanë pushtuar botën ka qenë dje në Tiranë për një koncert me rastin e Natës së Bardhë. Pas kësaj, këngëtarin e ka marrë me vete kryetari i Bashkisë, z Erjon Veliaj dhe e ka qerasur me pak muzikë rock. Krejt ndryshe nga stili i Newman, Elton Deda e ka mirëpritur britanikun dhe e ka ftuar të këndojnë sëbashku. Duket se John Newman nuk ka mundur të dalë nga rryma e tij muzikore dhe më pas vijnë fjalët e maestro Dedës, ‘Duhet të përgatitesh më mirë o Xhono’. Gjithsesi kjo është në kuadër të një shakaje, pasi vetë Deda ka qenë tej mase i nderuar që një këngëtar i kalibrit të John Newman, ka nderuar skenën ku Deda dhe grupi i tij jep koncerte cdo fundjavë.

Për hir të së vërtetës, John Newman, e ndezi dje skenën në sheshin Skënderbej, ku mijëra të rinj kënduan njëzëri hitet e tij, “Blame’, Love me again’, etj.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb