TIRANË

Akademiku Artan Fuga komentoi në një lidhje të drejpërdrejtë në rubrikën Opinion në Neës24, zhvillimet politike në vend, arrestimin e ish ministrit Lefter Koka, si edhe krizën në Partinë Demokratike.

Sa i takon arrestimit të ish ministrin Koka, akademiku Fuga u shpreh se ka besim te institucionet e drejtësisë, ndaj nuk mund të japë një gjykim pa pritur më parë të shohë faktet.

“Pres të shoh faktet s’mund të zëvendësoj gjykatën, s’mund të gjykoj në person që s’është ende i dënuar. Kam besim te institucionet e drejtësisë, por dua të them se si qytetar këtu ka një gjykim etik, mendoj se në një farë mënyrë këto tenderat publikë apo investime që përmes buxhetit publik kalojnë te privatët kanë qenë të dyshimta. Kanë qenë shpesh agjenci me shumë pak kapital fillestar. Por preferoj të pres e të shoh faktet.” u shpreh Fuga.

Krizën në PD, akedemiku Fuga, e analizoi mbi 4 të dhëna që sipas tij janë në kundërshtim me njëra tjetrën.

“Duhet të presim këtë të shtunën që vjen për të parë si është varianti i forcave. Janë 4 të dhëna që kanë rënë në kundërshtim me njëra tjetrën. Kemi një PD që në 25 prill doli humbëse, nuk po hyj te arsyet e humbjes, por një PD që duke humbur zgjedhjet sigurisht ka sjellë një zhgënjim, trishtim e mosbesim ndaj bazës së partisë.

E dyta, shpallja non grata. Sikundër tha Escobar ky fakt politik që vë përballë Berishën dhe akuza e bërë nuk është njohur nga drejtësia shqiptare, nuk është përkthyer në fakt juridike ndaj Berisha vepron politikisht si deputet i Kuvendit.

Basha nga rrethana nga më të ndryshmet, duke qenë kryetar i partisë pas zgjedhjeve, duket që në atë që gjykonte nuk kishte mundësinë që cështjen e shpalljes non grata, ta shpallte para partisë sepse sic duket gjykonte se nuk do kishte shumicën.

Shihet pra që Basha ka mbështetjen e aletëve tanë strategjik, por z.Berisha ndërmori këtë aksion dhe arriti të mblidhte një numër delegatësh që pamë javën e kaluar. Këto kanë sjellë një situatë në krizë. Pra z.Basha nuk është në atë vendimmarrje për përjashtimin e Berishës, militantët janë ndarë në dy pjesë dhe nuk është e lehtë të gjykohet cila është forca. Këtu jemi në një gjendje kontradiktore, kriza është se askush nuk mundet dot të dalë përtej.” theksoi Fuga.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb