Dy shqiptarë janë dënuar me 16 muaj burg në Britani, pasi janë kapur në një fermë kanabisi.

Bëhet fjalë për Blerim Salimusaj, 26-vjeç dhe Luka Mecini, 22 vjeç.

Arrestimet e dy shqiptarëve janë kryer më 29 shkurt në Egremont. Gjatë kontrollit fizik në fermat e kanabisit, policia gjeti dhe sekuestroi 185 bimë.

Gjatë seancës gjyqësore, avokati i Salimusaj, tha se i pandehuri ka shkuar në Britani ilegalisht në vitin 2018 dhe kishte borxh 20,000 paund.

“Ai po punonte për të shlyer çminim e biletës së ardhjes në Britani. Kultivoi kanabis për të shlyer borxhin. Nuk kishte për qëllim të merrej me organizata kriminale. Para kësaj, ai punonte në ndërtim, por fitimet ishin të ulëta dhe nuk mundi dot të shlyente borxhin”, deklaroi avokati i tij mbrojtës.

Gjykata e qytetit, i dënoi të dy shqiptarët me 18 muaj burg dhe me dëbim pas shlyerjes së detyrimeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb