Nga Pogradeci, ku inpsektoi investimin e ri që po implementohet rikualifikimi urban në bllokun 2 të këtij qyteti, ministri i Shtetit dhe Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, ka folur edhe rreth situatës së biznesit të krijuar nga pandemia Covid-19 dhe çfarë hapash do të ndërmarrë qeveria në rast të një mbyllje tjetër.

Lidhur me këtë, Shalsi u shpreh se “Po mbikqyrim situatën dita ditës, ora orës, minutë pas minuti. Sigurisht që beteja kryesore ështl ajo shëndetësore. Duke pasur parasysh eksperiencën e valës së parë të pandemisë dhe e kam fjalën për periudhën Mars, Prill, Maj jemi akoma më më në gjendje për ta mirëmenaxhuar situatë me sipërmarrjen duke e lejuar të zhvillojë aktivitete dhe të zhvillojnë aktivitete ato industri të cilat nuk kërcënojnë betejën shëndetësore. Duam të shmangim një mbyllje të re, nëse do të jetë e domosdoshme një mbyllje tjetër jemi të përgatitur që për sipëramrrjen të afrojmë mundësi më të mira për të zhvilluar disa lloj aktivitetesh, që sic e theksova nuk duhet të kërcënojnë betejën shëndetësore. Po ndjekim me shumë kujdes se çfarë janë duke bërë vendet e rajonit, europës apo edhe në botë, po këmbejmë eksperienca po shohim rrugëzgjidhje të ofruara nga vende të ndryshme dhe ne nuk do bëjmë asgjë më shumë sesa të adaptojmë masat të cilat do të jenë sa më efikase.

Kemi dy beteja, shëndetësore dhe ajo ekonomike është pranuar tashmë që beteja shëndetësore është prioritare dhe ajo duhet fituar. Nga ana tjetër do lejojmë veprimtarinë ekonomike të zhvillohet por për ato sektorë dhe aktivitete që nuk cënojnë betejën shëndetësore. Pra, nëse një biznes përbën rrezik për përhapjen e virusit nuk mund të funksionojë ndërkohë që ka biznese të tjera që nën masa të rrepta dhe strikte do të lejohen të funksionojnë dhe besoj që keni tashmë njl eksperiencë duke parë edhe çfarë po ndodh në vende të tjera të botës, të gjejmë një rrugë që të mbajmë një balancë mes dy betejave shëndetësore dhe ekonomike”.

I pyetur nëse do të ketë një paketë për bizneset që kërcënojnë betejën, ministri deklaroi se “Nëse është paketë apo grup masash, emërtimi nuk ka rëndësi. Ajo që ne po mbikqyrim dhe analizojmë me shumë kujdes janë sektorët më të prekur dhe sektorët që kanë më shumë nevojë për mbështetje. Eksperiencat dhe praktikat e vendeve të tjera treguan se aty ku u nxitua me masa të shpejta në ndihmë të biznesit nuk ishin aq efikase dhe efiçente sa duheshin. Ndaj ne po ndjekim me shumë kujdes situatën për tiu përgjigjur në momentin e përshtatshëm me masa që do të donim të ishin efikase”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb