Moderatorja shqiptare, Fjodora Fjora ka folur për martesat me diferencë të madhe në moshë.

Në  programin e saj të pasdites, “Ditë pas dite”, kishte zgjedhur një temë disi delikate për martesat me diferencë të madhe në moshë mes partnerëve, sidomos kur burri është shumë më i madh.

Ndërsa ka prezantuar temën ajo ka pranuar se nuk ka asnjë lloj paragjykimi, madje për diferencën në moshë, edhe nëse burri i saj do ishte 30 vite më i ri, nuk do përbënte problem.

“Jam si Madonna, nuk do e kisha problem një burrë 30 vite më të ri, por ky burrë duhet të vijë nga Amerika si burri i Madonnas”, u shpreh Fjordora duke e mbyllur  me sqarimin që e gjitha është një shaka e duke vazhduar kështu me bisedën në studio me të ftuarit e saj.

Fjodora

Fjodora3

Fjodora2

Fjodora1

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: