Zëvendës ministri i Arsimit Olti Rrumbullaku, në një lidhje me Skype me emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se duhet bërë gjithcka që të tejkalohet kjo situatë, edhe në sektorin e arsimit.

Rrumbullaku tha se Ministria e Arsimit ka siguruar bibliotekën elektronike, ndërsa nënvizoi se vazhdon dhe mësimi online.

Sardenja ishte një nga zonat e Italisë, e izoluar nga shteti italian. Kurba do të ulet. Mësimi online është përhapur në sistemin bazë dhe më pas është përhapur edhe në universitete. Klasat tashmë janë në shtëpitë tona. Javë pas jave gjendja po përmirësohet. Ne jemi munduar që të nxisim universitetet që të ndjekin platforma sa më të mira.

Këto mësime online janë një praktikë tepër e mirë. Kemi siguruar Bibliotekën online, elektrike. Të gjithë kanë mundësi të përdorin këtë bibliotekë shqiptare. Mjaftojnë të kërkojnë “Biblioteka online në universitetet shqiptare”, ku mund të marrin më shumë libra për studimet e tyre. Studentët mund të aksesojnë kurse online, që janë pa fund në internet”, tha Rrumbullaku.

Olti Rrumbullaku theksoi se tashmë duhet tejkaluar situata kritike që po kalon vendi, për shkak të koronavirusit.

“E rëndësishme është që procesi mësimor të vazhdojë normalisht. Duhen shqyrtuar të gjitha opsionet. Duhet kaluar kjo situatë e vështirë”, u shpreh Rrumbullaku.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb