Kreu i PAA, Agron Duka i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 veç opozitës dhe mazhorancës, ka folur dhe në veçanti për Sali Berishën apo Presidentin Ilir Meta.

Duka beson se Berisha i ka lënë dorë të lirë Bashës në drejtimin e PD, teksa thekson se ikja totale e tij nuk e ndihmon partinë pasi ndikon direkt tek elektorati i djathtë.

Madje Duka e vlerëson Berishën për bashkëpunimet me aleatët e tjerë për të cilin thotë se ka pasur qëndrueshmëri dhe burrni.

‘’Kjo që do them unë nuk e përkrahin të gjithë. Ai i ka lënë dorë të lirë Bashës në drejtim. Nuk besoj kurrë që është munduar të diktojë në vendimet e tij. Nuk di se sa dakord mund të kenë qenë Berisha tek djegia e mandateve. Nuk besoj se ka qenë dakord. Kam parë që në marrëdhëniet me bashkëpuntorët e vet ka treguar qëndrueshmëri dhe një farë burrnie.

Në marrëdhënie personale me mua ka qenë pikante. Mund edhe të vija të isha bashkëpuntor i  Berishës. Edhe pse isha kundërshtar i tij. Shumë njerëz që kanë bashkëpunuar me Berishën kanë dalë të kënaqur. Ai duhet të jetë aq aktiv sa ta mendojë, se ka eksperienca. Ikja totale e tij nuk do ketë impakt pozitiv tek PD, sepse ndikon tek elektorati i djathtë.’’- tha Dula.

Sa për Presidentin, Duka thekson se ai nuk ka arritur ta bëjë rolin e presidentit prej Ramës. Ai shton se Meta është sulmues nga kryeministri i cili nuk e ka lejuar të bëjë rolin e tij shpeshherë.

‘’Balla: Balla është arbitër i paanshëm dhe i drejtë apo i anshëm dhe i padrejtë?

Duka: Unë mendoj që Presidenti s’ka arrit me e bo rolin e arbitrit. Institucioni i tij është etiketuar dhe atakuar nga Rama pa e lënë të bëjë rolin e tij shpeshherë. Edhe kur ka treguar gjykim mbi palët ai është paragjykuar. Rama gjithmonë e ka etiketuar si kundërshtar me mazhorancën.’’- shtoi Duka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb